Reperi i njohur, fejohet me modelen australiane

Reperi i “The Young Money”, Lil Wayne, thuhet se është fejuar me La’Tecia Thomas.
Modelja australiane është parë me një unazë diamanti në dorë që në media po raportohet se i është dhuruar nga Weezy, transmeton Indeksonline.
Është e paqartë kur ata u fejuan, por Thomasi ka qenë duke e bartur unazën që në tetor sipas postimeve në Instagram.

Sipas raporteve Wayne dhe e fejuara e tij e re festuan Vitin e Ri së bashku në Miami. Thomasi shihet duke u argëtuar në natën e Vitit të Ri së bashku me reperin dhe familjen e tij në një video të filmuar në rezidencën e tyre të re me vlerë 17 milionë dollarë .
Dyshja mund të jetë takuar në mediat sociale pasi Wayne më herët në një intervist deklaroi se kishte takuar një person shumë të veçantë.
“Pashë dikë në TV dhe thashë se si mund të lidhem me këtë person. Unë takova një person shumë të veçantë”, kishte deklaruar atë kohë reperi 37- vjeçar.

Kjo do të ishte martesa e dytë për Weezyn, i cili më parë ishte martuar me të dashurin e shkollës së mesme Toya Johnson në vitin 2004. Ata së bashku kanë një vajzë 21-vjeçare, Reginae.
Wayne gjithashtu ka tre djemë nga marrëdhëniet e mëparshme.
Përveç bërjes së planeve të dasmës, Weezy është i zënë edhe me regjistrimin e muzikës së re.
Albumi i tij i shumëpritur “Funeral “raportohet të dalë muajin e ardhshëm.
Ndërsa, kohët e fundit ai xhiroi një reklamë për ESPN-në ku edhe debutoi një këngë të re nga albumi./Indeksonline/