75 Mall Live Search
19:51 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Reperi i njohur “grushton” një grua derisa po i kërkonte të bënte fotografi

Reperi i nominuar për Grammy, DaBaby u kap nga kamerat duke sulmuar brutalisht një fanse të shtunën në mbrëmje.

Reperi 28 vjeçar, ishte duke dalë në skenë, kur një fanse tentoi të tërhiqte vëmendjen e tij duke tundur telefonin e saj teksa ai po kalonte.

DaBaby bëri një reagim të  dhunshëm, duke e grushtuar fansen dy herë  në fytyrë , shkruan Indeksonline.

Momente para goditjes gruaja ishte duke tundur telefonin në mënyrë  që te merrte një foto me yllin e repit.

Më vonë vetë reperi shpërndau një video në Instagram duke thënë se kushdo që ka video të rasitit në fjalë,  nga një kënd tjetër ku shihet se fansja e goditi e para me telefon në sy do t’i japë 10.000 dollarë.

Ky nuk është rasti i parë nga reperi, ai më parë u akuzua për dhunë fizike të shkaktuar ndaj një promotori të muzikës, pas një debati për pagesën  e tij në një shfaqje. /IndeksOnline/