21:37 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Reperi i njohur me prejardhje shqiptare rikujton vizitën në Kosovë

Reperi i njohur amerikan me prejardhje shqiptare, Action Bronson verën që lamë pas ka vizituar Kosovën.

Ai erdhi në Prishtinë në kuadër të festivalit ‘Sunny Hill Festival’ së bashku me këngëtare, Dua Lipa, shkruan Indeksonline.

Bronson është kthyer në kohë duke rikujtuar këtë vizitë përmes një video, derisa po përgatiste ushqim.

“Kjo është një pjesë e vizitës që kemi bërë në Kosovë gjatë festivalit ‘Sunny Hill’, shpresoj që shumë shpejtë do ta publikojë në YouTube  që çdo kush të mund ta shoh”, ka shkruar reperi./Indeksonline/