10:14 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Reperi i njohur shpallet fajtor, dënohet me mijëra dollarë

Juria e Minesotës ka shpallur fajtor reperin, Travis Scott.

Si rezultat, 26-vjeçari do të duhet të paguajë afërsisht 383,000 mijë dollar për kompaninë e promovimit të koncerteve ‘PJAM’ për anulimin e një shfaqje të planifikuar në Minesota në 2018.

‘Vendimi i jurisë prej 383 mijë dollarëve është zhgënjyes, ne besojmë se vendimi do të zvogëlohet ose të përmbyset ndjeshëm në procedurat pasuese’, tha avokati i Scott, Howard King, për TMZ .

Sipas padisë, Scott u kontraktua për të performuar në Myth Nightclub në Mineapolis gjatë fundjavës së Super Bowl në shkurt të vitit të kaluar. 

PJAM pretendoi se reperit i ishte paguar një tarifë prej 150,000 dollarësh në fillim dhe duke pasur parasysh edhe përdorimin e një avioni privat, por ai ende mbështetej nga marrëveshja vetëm disa orë përpara shfaqjes.

Në atë kohë, ekipi i Scott-it tha se e humbi këtë koncert për shkak të një orari të ngjeshur, gabimet e planifikimit dhe motit të keq.

Duket se Scott ishte rezervuar për të luajtur një shfaqje në Las Vegas, e cila ishte vetëm tre orë pas fillimit të planifikuar të koncertit në Minesota.

Një tjetër medie, ‘The Blast’ njoftoi se e dashura e Scott, Kylie Jenner, lindi të bijën Stormi dy ditë para performances  së tij në Minesota dhe insinuoi se Scott mund të ketë humbur atë për të qëndruar me të dhe të porsalindurin e tyre.

Ndryshe, reperi sapo ka përfunduar showt e fundit gjatë muajit mars me 56 performancat në Ameriken Veriore, në 32 koncertet e para reperi ka arritur të mbledh mbi 34 milionë dollar që nga nëntori./Indeksonline/