75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 17 Mars 2022 / AR

Reperi i njohur shpreson për vdekjen e Putinit: Duhet ta vras me plumb në kokë

Është publikuar një reagim për pushimin rus ndaj Ukrainës nga një reper.

Alex Stein, i njohur edhe si komedian ndezi takimin e së martës në Plano, Teksas duke lëshuar disa akuza serioze kundër Putinit tek anëtarët e këshillit, dhe nga fytyrat e tyra shihet qartë se ky takim shkoi ashtu siç nuk pritej, transmeton Indeksonline.

Ai shkoi me një altoparlant “Bluetooth”, duke thënë: “Çmimet e gazit janë shumë të larta, Putini duhet të vdesë, ta vras me një plumb në kokë.”

Alex e përfundoi duke falënderuar këshillin ndërsa senatori, Lindsey Graham, bërtiti duke kërkuar të vritet Putini .

Siç e tha Graham në fillim të këtij muaji, “E vetmja mënyrë që të përfundoj kjo është që dikush në Rusi ta largojë këtë djalë. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një shërbim të madh.”/Indeksonline/