12:30 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / V R

Reperi i ri kosovar në Francë, Donnss publikon projektin “Cocaina”

Tregut vendor të muzikës në vend çdo ditë e më shumë po i shtohen emra të ri.

E një emër që ka nisur suksesshëm këtë rrugë është edhe reperi i ri Donnss, shkruan Indeksonline.

Reperi kosovar që vepron në Francë ka publikuar projektin “Cocaina” videoklipin e të cili e ka xhiruar dhe punuar atje.

Producent i këngës është Rzon, teksti u punua nga vet reperi, ndërsa video nga Meroje.

Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar të AVD Digital në Youtube./Indeksonline/