Reperi jep lajmin e keq: “Nuk më ka mbetur shumë kohë për të jetuar”
Reperi amerikan Ray J ka thënë se “nuk i ka mbetur shumë kohë për të jetuar” për shkak të problemeve shëndetësore.
Njoftimi shqetësues vjen pasi muzikanti 45-vjeçar u dërgua me urgjencë në një spital të Las Vegasit në fillim të këtij muaji për shkak të dhimbjeve në zemër, ku po trajtohej për pneumoni, transmeton Indeksonline.
Pasi u shtrua në spital, Ray J tha se “pothuajse vdiq” dhe falënderoi fansat për mbështetjen e tyre, duke u thënë atyre se ishte “gjallë falë lutjeve të tyre”. Në një postim të ri rreth gjendjes së tij, ai zbuloi më shumë detaje.
“Zemra ime po punon vetëm me 25 përqind, por për sa kohë që qëndroj i përqendruar dhe në rrugën e duhur, gjithçka do të shkojë mirë”, tha ai. “Shëndeti im nuk është i mirë, kështu që i falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe lutjet e tyre për mua gjatë gjithë asaj që kalova në spital.”/Indeksonline/

