18:53 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Reperi Majk ndalohet nga Policia e Kosovës, arsyeja…

Reperi i njohur Majk, është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Kosovës.

Ka qenë vetë reperi, që ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet se ai është duke diskutuar me policinë, ndërkohë që nuk dihet arsyeja se përse e kanë ndaluar.

Mirëpo, nuk ka kaluar shumë kohë, pasi vetëm pas disa minutash, reperi e ka fshirë sërish foton.

Deri më tani nuk dihet arsyeja, por kjo nuk është hera e parë që ai ndalohet nga policia, pasi kjo gjë ka ndodhur radhë tjetër.