10:38 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Reperi me prejardhje shqiptare Gashi publikon këngën e re

Reperi i njohur me prejardhje shqiptare Gashi, tanimë ka publikuar projektin e ri muzikorë me titull ‘Get Out’, shkruan Indeksonline.

Ai vepron në ShBA, aty ku edhe kultivohet më së shumti muzika hip-hop.

Gashi ka arritur të bëjë famë duke vepruar në  New York, saktësisht në Brooklyn aty ku edhe jetojnë shumë shqiptarë.

Reperi ka pasur bashkëpunime të ndryshme me emra të njohur si : Migos, Travis Scott, French Montana e shumë të tjerë.

Ai gjithmonë e ka përmendur me krenari prejardhjen e tij shqiptare. /Indeksonline/