75 Mall Live Search
15:42 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / KV

Reperi Mozzik reagon pas raportimeve për orën milionëshe dhe borxhin ndaj ATK-së: “Të gjitha janë rrena”

Pas ndalimit të dy orëve luksoze të tij nga Dogana në Aeroportin e Prishtinës dhe intervistimit nga autoritetet, reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, ka reaguar sot në profilin e tij në Facebook.

Ai shkruan se ka dhënë deklaratë në prezencë të avokatit të tij, Arianit Koci, lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille. Mozzik thekson se raportimet për një arrestim të supozuar dhe për borxhin prej 500 mijë eurosh ndaj ATK-së janë të pavërteta, duke i cilësuar si “vetëm rrena dhe shpifje”.

Reperi shton se sulmet e tilla i përballon me qetësi dhe nuk kanë peshë: “Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë. Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve që po shkruani keq!”