75 Mall Live Search
14:34 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reperi nga Kosova, merr pasaportën e Republikës së Shqipërisë

Reperi nga Kosova, Genc Prelvukaj, njihet për këngët e tij të cilat për shumë kënd kanë mbetur ende në kujtesë siç është kënga “Albanian” e shumë të tjera, shkruan Indeksonline.

Ai kohët e fundit ka qenë në fokus më të madh nga mediat rozë, për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçi.

Ndërkaq së fundmi Genci ka bërë të ditur se ka marrë pasaportën e Republikës së Shqipërisë, duke u shprehur mjaft i kënaqur për këtë fakt.

Në shtëpinë tonë ky dokument mungoi për 100 vjet rresht. I fundit që e kishte, ishte stergjyshi Mehmeti. Për mua, ky nuk është vetëm dokument udhëtimi, është diçka më shumë, është shpirtërore. E kam dashur Shqipërinë si femijë dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Kjo është kultura e trashëguar në shtëpi me shekuj. Shumë nga paraardhësit e mi kanë rënë në fushëbetejë për Shqipërinë dhe ne jemi edukuar në ate frymë.
Kam qenë çdoherë qytetar i saj, me emocion dhe zemer ndërsa nga sot jam edhe me dokumentet e saj.
Sot kam marrë pasaportën e Republikës së Shqipërisë.” :
është shprehur ndër të tjera Genc Prelvukaj. /Indeksonline/