75 Mall Live Search
10:10 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / AR

Reperi Post Malone ndërpret koncertin dhe marton dy fanset në skenë

Post Malone ka bërë një gjest të veçantë për dy fanse të tij duke i martuar në skenë. Gjithçka ndodhi në koncertin që mbajti të shtunën në Seattle.

Pas performancës, reperi me famë botërore ftoi dy fanset e tij në skenë ku dhe kreu një ceremoni jozyrtare martese për çiftin.

Një mikesha e dy grave tregoi ngjarjen në TikTok, duke shkruar: “Çfarë nderi tepër i veçantë!”.

Duke theksuar fjalët tradicionale të një zyrtari martese, ai përfundoi: “Në sytë e hapësirës, ​​unë i deklaroj këta të dy të martuar ligjërisht”. Siç shpjegoi mikesha e tyre, ata po planifikojnë një ceremoni në mars.

Sipas saj, ata duan të ftojnë dhe reperin.

@heidilavon

What an incredibly special honor! 🥹🫶🏻💒 #postmalone #posty #wedding #congratulations

♬ Congratulations – Post Malone