13:52 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reperi shqiptar feston ditëlindjen, merr një urim të veçantë nga Dua Lipa

Reperi i njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, sot po feston ditëlindjen.

Ai ka mbushur 36 vjeç jetë dhe në këtë ditë special për të nuk kanë munguar as urimet e veçanta nga miqtë dhe adhuruesit e tij, shkruan Indeksonline.

Action-i emri i vërtetë i të cilit është Ariyan Arslani ka marrë një urim edhe nga ylli kosovar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa.

“Urime ditëlindjen vëllai im!! Ditëlindja e parë si baba! Shumë e lumtur për ty dhe familjen tënde të vogël! Të uroj bekime për shumë vjete”, ka shkruar Dua në urimin e saj përkrah fotografisë me reperin.

Ndryshe, Dua së fundi ka publikuar datat e turneut botëror, i cili nis vitin 2020./Indeksonline/