22:32 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Reperi shqiptar me famë botërore, uron Pavarësinë e Kosovës

Yjet shqiptare me famë në botë, si Rita Ora dhe Dua Lipa përmes rrjeteve sociale uruan Kosovën për Ditën e Pavarësisë.

Në mesin e tyre edhe reperi i njohur kosovar me famë ndërkombëtare, Gashi ka uruar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Me një fotografi nga koncerti ku shfaqet i veshur me një bluzë me shqiponjën, Gashi ka bërë urimin e tij për vendin e origjinës.

“Çdo ditë është dita e Kosovës në botën e Gashit”, ka shkruar reperi i njohur.

Ndryshe, Gashi së fundi publikoj projektin e ri “Safety” në bashkëpunim me artistin e njohur amerikan, Chris Brown./Indeksonline/