75 Mall Live Search
17:49 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / MSH

Reperi shqiptar takohet me Xhakën, në Gjermani

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, është takuar me futbollistin Granit Xhaka.

Dardani, i njohur kryesisht për këngët në gjuhën gjermane, u takua me yllin e Kombëtares së Zvicrës, pasi ky i fundit po luan për Bayer Leverkusenin e Gjermanisë.

Në një fotografi të përbashkët, të dy bënë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën, shkruan IndeksOnline.

Xhaka njihet si inspirim për shqiptarët në Diasporë dhe jo vetëm, teksa jo rrallë herë është përdorur edhe si referencë në këngët e artistëve tanë atje.