14:14 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Reperi ‘Soulja Boy’ pas lirimit nga burgu ndryshon krejtësisht

Soulja Boy po bën disa ndryshime të mëdha në stilin e tij të jetesës pas burgut që e mbajti dhe kjo do të thotë zvogëlimin e rrethit të tij shoqëror dhe qëndrimit sa më larg nga mediat sociale, shkruan TMZ transmeton Indeksonline.

Ai thuhet se i ka minimizuar qëndrimet e tij në rrjetet sociale si Twitter apo Instagram.

Soulja u nxor nga burgu të dielën e kaluar, duke u liruar 146 ditë më herët për shkak të një kombinimi të sjelljes së mirë dhe kohës së shërbimit të komunitetit.

Në prill, Soulja Boy u dënua me 240 ditë dhe 265 ditë të shërbimit të komunitetit për shkeljen e provës së tij.

Kujtojmë se reperi është krijuesi i disa hiteve dhe njihet me këngët e tij: ‘Crank That’ apo ‘Kiss Me Thru The Phone’. /Indeksonline/