11:09 / E Martë, 16 Gusht 2022 / A. M.

Reperi Stormzy pjesë e ‘’SunnyHill Tirana’’

SunnyHill dje ka bërë të ditur se në Tiranë do të përformoj reperi me famë botërore Stormzy.

Organizatorët e festivalit përmes rrjeteve sociale kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tij në festival,transmeton IndeksOnline.

Stormzy është këngëtari i 5 internacional që është bërë i ditur se do të përformojë në Tiranë, në një nga tre ditët e gushtit.

Edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në ‘facebook’ rreth pjesëmarrjes së reperit, duke e cilësuar si ‘legjendë’ dhe figurë frymëzuese në Mbretëritë e Bashkuara.

Festivali ‘SunnyHill Tirana’, do të mbahët me datën 26,27,28 gusht./IndeksOnline/.