Reperi “The Weeknd” bllokon Las Vegasin, pamje nga xhirimet e klipit të ri
Reperi i njohur kanadez “The Weeknd” e mbylli një nga rrugët më të mëdha në Las Vegas për të xhiruar atë që duket të jetë videoklipi i këngës së re që pritet ta sjellë së shpejti, transmeton Indeksonline.
Sipas TMZ-së, “The Weeknd” u pa duke vrapuar në Fremont Street derisa po xhironte sekuenca interesante të videoklipit të tij të ri.
Ai u pa me një xhaketë të kuqe dhe syze dielli.

Ky muaj ka qenë mjaft i ngjeshur për reperin pasi që siq u raportua më heret ai është zhvendosur në një “penthouse” masiv në vlerë 25 milionë dollarësh, në Beverly Hills.
Ai gjithashtu ka riaktivizuar Instagramin e tij, pas një ndërprerjeje të gjatë, çka bënë fansat e tij të besojnë se kënga e re është afër që të promovohet. /Indeksonline/
