Reperi zezak sjell këngë shqip: Mos më thoni që s’më takon të flas për shqiptari, se jam i ‘kaftë’, jo bash i zi
Reperi i njohur me ngjyrë, Cliqme ka bërë diçka të rrallë.
Ai në prag të festës së 28 nëntorit ka publikuar këngë në gjuhën shqip dedikuar kësaj feste, shkruan Indeksonline.
Reperi i cili për shqiptarët më së miri është u njohur për bashkëpunimin e tij me reperin kosovar, Capital T ka publikuar këngën dedikuar shqiptarëve edhe me videoklip.
Në tekstin e këngës ai nuk harron t’i përmend heronjtë shqiptarë ndërsa reperi ka huazuar melodinë e këngës së Shkurte Fejzës ‘Mora Fjalë’.
Cliqme gjatë prezantimit të projektit u paraqit i veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, teksa theksoj se ka respekt të veçantë për popullin tonë.
Ndryshe, ai ka edhe këngë tjera në gjuhën shqipe.
Më poshtë mund ta ndiqni këngën ‘Pavarësia’ të Cliqme./Indeksonline/