75 Mall Live Search
18:35 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Reperit të famshëm i plotësohet dëshira, Shaqiri futet në lojë dhe shënon gol

Reperi kosovar me famë ndërkombëtare, Gashi duket se është i pasionuar pas futbollit.

Derisa në këto momente po ndeshët Liverpool me Manchester United, Gashi me sa duket e favorizon ekipin ku luan Xherdan Shaqiri, shkruan Indeksonline.

Gashi ka postuar në rrjetet e tij sociale një mbishkrim ku bën thirrje që ta fus trajneri Shaqirin në lojë, dhe kjo dëshirë iu plotësua reperit. Madje posa hyri në lojë futbollisti kosovar shënon gol./Indeksonline/