Reperja 66-vjeçare ia feston ditëlindjen e 29-të të dashurit

Madonna publikoi foto në Instagram me të dashurin e saj të ri, ish-lojtarin e futbollit amerikan Akeem Morris.
Këngëtarja 66-vjeçare publikoi një seri fotosh nga festa e ditëlindjes së tij të 29-të, i cili u zhvillua në një klub nate në Miami, transmeton Indeksonline.
“Gëzuar ditëlindjen Demi im i preferuar. Ishte një natë për t’u mbajtur mend”, shkroi ajo krahas postimit.

Në një foto, ata pozuan të përqafuar, dhe Madonna postoi gjithashtu një video duke ia kënduar “Happy Birthday” ndërsa Morris pozoi para një torte me qirinj./Indeksonline/
