75 Mall Live Search
14:08 / E Enjte, 08 Maj 2025 / AR

Reperja amerikane filmohet duke i bërtitur ekipit të saj, kritikohet keq

Reperja amerikane Doechii bëri debutimin e saj në tapetin e kuq të “Met Gala” të hënën.

Reperja e gjeti veten në qendër të polemikave pasi një video e cila u bë virale shihej duke i bërtitur ekipit të saj ndërsa shkonte në një event, transmeton Indeksonline.

Doechii bëri debutimin e saj në “Met…” pas një viti jashtëzakonisht të suksesshëm në muzikë. Ajo mbërriti në tapetin e kuq me një kombinim pantallonash të shkurtra dhe xhakete Louis Vuitton që bëri për vete audiencën.

Në videon, të xhiruar përpara hotelit luksoz Mark në Nju Jork, paparacët kanë kapur veshjen e saj, pas së cilës ajo dëgjohet duke bërtitur “jo, ndalo” dhe “më jep një çadër tjetër tani” nga pas një perdeje, duke iu drejtuar anëtarëve të shoqëruesve të saj.

Punonjësit përreth saj ishin dukshëm të mërzitur, ndërsa ajo vazhdonte të kërkonte “më shumë çadra të mallkuara”.

Në vend që të kërkonte falje dhe të merrte përgjegjësi, Doechii publikoi një video dhe një deklaratë pas incidentit, në të cilën dukej se përpiqej të justifikonte sjelljen e saj. “Tmerr, vajzës i duhen më shumë çadra,” shkroi ajo me sarkazëm pranë videos në Tik-Tok./Indeksonline/

@theviketwins Doechii tried to maintain mysterious! #metgala #metgala2025 #nyc ♬ original sound – Alina & Inessa Vike