75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / AR

Reperja e përkrah të dashurin, shfaqet shtatzënë në ndeshjen e tij

Cardi B po ndjek shembullin e Taylor Swift-it… reperja, e cila është shtatzënë, u shfaq të dielën në ndeshjen e të dashurit të saj, Stefon Diggs, për ta mbështetur nga afër.

Cardi bëri daljen e saj të parë publike për të mbështetur Diggs dhe skuadrën e tij – New England Patriots – gjatë përballjes me Atlanta Falcons, në stadiumin Gillette në Foxborough, Massachusetts.

Artistja fituese e çmimit Grammy qëndroi pranë pronarit të Patriots, Robert Kraft, 84 vjeç, në një prej lozhave luksoze VIP – ndërsa fotografët e kapën teksa brohoriste për Diggs, i cili luan si wide receiver për Patriots.

Kur Diggs kapi një pasim për touchdown prej 11 jardësh në çerekun e dytë, Cardi shpërtheu në festë për momentin e madh të partnerit të saj – që i dha avantazhin skuadrës 21-3. Në fund, Patriots fituan me rezultat 24-23 ndaj Falcons.

Pas ndeshjes, Cardi publikoi një postim në X (Twitter) për të vazhduar festën, duke përmendur touchdown-in e Stefonit dhe duke iu referuar me krenari si “8” – numri i fanellës së tij.

Cardi dhe Stefon u panë për herë të parë së bashku nga kamerat në Ditën e Shën Valentinit 2025, në Miami – pasi prej kohësh qarkullonin thashethemet se ishin çift.

Në maj, çifti e bëri lidhjen zyrtare – teksa u fotografuan së bashku në tribunën e parë gjatë ndeshjes Knicks – Celtics në Madison Square Garden.

Tani, çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë – dhe Cardi ka nisur të ndjekë ndeshjet e NFL-it të Stefonit… njësoj siç bën Taylor Swift për të fejuarin e saj, Travis Kelce, në ndeshjet e Kansas City Chiefs.