Këngëtarja e re kosovare që pritet t’i bashkohet estradës
Skenës muzikore vendore çdo ditë po i shtohen emra të rinj.
Madje një risi së fundmi është bërë që femrat ta kultivojnë zhanrin hip-hop.
Derisa janë disa artiste që po e bëjnë këtë muzikë në vendin tonë, e të cilat janë mirëpritur nga audienca, shumë shpejtë atyre pritet të iu bashkohet edhe një vajzë.

Bëhet fjalë për biondinën simpatike nga Istogu, Kaltrina Pepaj e cila jeton në Gjermani.

Kaltrina tashmë ka gati klipin e këngës “Lifestyle” që e ka realizuar në gjuhën shqipe, ndërsa pritet ta lansojë shumë shpejtë./Indeksonline/