Reperja gjermane kopjon Taynën, reagon reperja kosovare

Tayna hyri fuqishëm në tregun e muzikës ndërsa sot është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare.
Reperja ga Prizreni e cila tashmë numëron shumë hite njihet edhe për stilin e saj të veçantë si në dukej ashtu edhe në rap, dhe ajo që më së shumti bije në sy tek Tayna që nga fillimi ishte përdormi i frazës “argh” në secilin projekt.

Dhe si duket kjo ka tërhequr dhe vëmendjen e reperes gjermane Shirin David që sipas Taynas ajo e ka kopjuar nga reperja kosovare
Ishte Tayna ajo që ka ndarë me adhuruesit në Instagrm një pjesë nga kënga e re e Shirin David “Conan x Xina” që u publikua mbrëmë në bashkëpunim me Haftbefehl.
“Së paku mi jep kreditat që ke përdorur zërin tim “Argh”, ka shkruar Tayna në postimin në Instastory./Indeksonline/