Këngëtarja kosovare që po korr suksese në Gjermani
Talentat shqiptar të muzikës vetëm sa po i shtohen tregut ndërkombëtar.
Një i tillë është edhe këngëtarja e re kosovare, Arberie Zenuni e njohur me emrin artistik, Abbie e cila ka lansuar projektin ‘PO PO PO’ në bashkëpunim me 44Grad, shkruan Indeksonline.
Kënga ka ardhur në gjuhën gjermane dhe shqipe ndërsa është punuar në nga “M13Muzzik”, një label ky i njohur në Gjermani.
Ky projekt është mirëpritur mjaft mirë nga adhuruesit dhe emrat e muzikës atje ndërsa është ndër këngët më të dëgjuara në Gjermani.
Ndërsa, Abbie ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell bashkëpunime me emra të njohur të repit në Gjermani./Indeksonline/