75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Reperja me famë botërore e konfirmon, bëhet nënë për herë të parë

Reperja e njohur Iggy Azalea dhe partneri i saj reper, Playboi Carti janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë reperja përmes nje postimi në Instagram.

“Unë kam një djalë. Po vazhdoja të prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por ndihem sikur sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e kuptoj se do të jem gjithmonë në ankth për të ndarë një lajm të madh me botën.

Dua ta mbaj jetën e tij private por dua t’ua bëj të qartë të gjithëve se ai nuk është sekret dhe e dua aq sa nuk e shpreh dot me fjalë”, ka shkruar Iggy.

Reperja është përfolur gjatë për shtatzëni por ajo ka preferuar ta mbajë të fshehtë, deri në këtë moment.