75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / AR

Reperja nuk përmbahet, bën ‘twerk’ në festë

Reperja amerikane Sexyy Red është kritikuar ashpër pasi dolën foto të saj duke kërcyer me aktoren Sydney Sweeney në festën e saj të ditëlindjes.

Vallëzimi ndodhi menjëherë pasi reperja u pa duke mbajtur një kapelë “Make America Sexyy Again”, duke bërë që shumë njerëz ta lidhnin atë me Donald Trump, të cilin vetë Sweeney dyshohet se e mbështet, transmeton Indeksonline.

Aktorja, e njohur për rolet e saj në serialet Euphoria dhe White Lotus, organizoi një festë luksoze ditëlindjeje më 28 shtator në Los Angeles, ku, së bashku me Sexyy Red, të pranishëm ishin edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, reperi Wiz Khalifa dhe aktori Glen Powell.

Megjithatë, fotot e reperres dhe vajzës së ditëlindjes duke bërë twerk së bashku shkaktuan një mori komentesh negative në internet.

“Po, Sexyy nuk do të heqë dorë kurrë nga akuzat e ‘kapelës së kuqe'”, shkruhej në një koment, duke aluduar në kapelat e Trump “Make America Great Again” (MAGA).

Përdorues të tjerë ishin po aq të ashpër, duke i quajtur ato “produkte të industrisë” dhe “të neveritshme”, ndërsa disa pretenduan se “njerëzit e MAGA” po e përdornin reperen për përfitimin e tyre.

Megjithatë, pati edhe nga ata që i mbrojtën yjet, duke theksuar se u pëlqen të shohin “kombinimin e papritur” dhe lidhjen e njerëzve nga botë të ndryshme./Indeksonline/