75 Mall Live Search
10:51 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / B O

Reporteri i BBC-së në lot nga Kievi, raportimi që po prekë botën

Clive Myrie ishte duke raportuar mbrëmë për pushtimin rus të Ukrainës për BBC. Teksa fliste për gjakderdhjen dhe dhunën, Clive nuk arrinte të mbante lotët për atë që po shihte nga vendi i ngjarjes.

Gazetari britanik ndodhej përpara Manastirit të Kupolës së Artë të Shën Michael, ndërsa sirenat u ndezën rreth tij.

Ai u tha shikuesve se po zhvilloheshin ‘lufta të ashpra’ dhe tha se Rusia kishte sulmuar Ukrainën ‘nga toka, deti dhe ajri’./Indeksonline/