“RepRezent” – BimBimma dhe Indeksonline vijnë me emisionin unik për hip-hop!

“RepRezent” është një emision unik televiziv dhe frymëzues, i udhëhequr nga një dhe i vetmi, BimBimma.
Ky emision ka një qëllim të qartë dhe të rëndësishëm: promovimin e reperëve të rinj dhe zhvillimin e skenës së hip-hopit shqip!
Përvoja dhe ekspertiza e BimBimmës e bën atë personazhin e duhur për të drejtuar një emision të tillë, duke ndihmuar në gjetjen dhe ngritjen e reperëve të rinj që kanë potencial për të bërë një ndryshim në botën e hip-hopit.
Pjesëmarrësit e emisionit kanë mundësinë për të performuar në skenën e madhe, të japin intervista interesante dhe të ndajnë historitë e tyre të jetës dhe pasionit për muzikën.

Kjo ju jep atyre një mundësi të jashtëzakonshme për të hyrë në kontakt me publikun dhe t’i japin frymëzim reperëve të tjerë të rinj.
“RepRezent” promovon ndikimin pozitiv të hip-hopit dhe inkurajon artistët e rinj të shprehin veten nëpërmjet muzikës.
Emisioni sjell përpara audiencës së gjerë histori të vërteta, emocionuese dhe frymëzuese, duke theksuar se me talent, përkushtim dhe vullnet për të punuar shumë, është e mundur të realizohen ëndrrat dhe të arritet sukses.
Emisionin mund ta ndiqni çdo te dielë ne oren 21:00 ne kanalin zyrtar të BimBimma-s.
Atë mund ta shikoni edhe në faqën zyrtare të portalit Indeksonline.
