23:02 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

“Republika” e “Çka ka shpija”, në pasqyre tregon linjat

Është një nga aktoret më të mira të gjeneratës së re dhe po vazhdon të shkëlqej me rolin e “Republikës” në serialin vendor “Çka ka shpija”.

Bëhet fjalë për aktoren, Teuta Krasniqi, që krahas talentit të saj është edhe një femër mjaft e bukur dhe atraktive.

E ndjekur nga më shumë se 50 mijë persona në Instagram, Teuta publikon imazhe të  ndryshme nga jeta e saj personale, por edhe private.

Së fundi në disa fotografi në “InstaStory”, Teuta dukej joshëse në një veshje bardhë e zi teksa shihet në xhirimet e episodit të radhës të serialit që është mjaft i pëlqyer në vendin tonë./Indeksonline/