09:43 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Republika e Kosovës dhe Republika e Lituanisë nënshkruajnë Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë

Sot në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal. Nga pala kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Kosovës në Suedi znj. Shkëndije Geci –Sherifi.

Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së.

Deri sot, Kosova ka nënshkruar 17 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi.

Sot u nënshkrua edhe marrëveshja me Lituaninë, ndërkohë që është iniciuar një marrëveshje e njëjtë edhe me Estoninë.