75 Mall Live Search
23:09 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Republikanët në Kongresin e SHBA-së hedhin poshtë veton e propozuar nga Trump

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka hedhur poshtë veton e presidentit Donald Trump, për një projektligj për mbrojtjen, kjo është hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë prej kur ai është në krye të detyrës.

Senati i kontrolluar nga republikanët mbajti një seancë që rrallë herë mbahen në ditën e parë të Vitit të Ri, transmeton Klan Kosova.

Shuma prej 740 miliardë dollarëve amerikanë ishte e parashikuar për këtë projektligj nga Trump, i cili ishte për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Projektligji në senat u votua me 81 vota kundër dhe 13 pro. Ky refuzim i vetos vjen dy ditë para se të betohet Kongresi i ri i SHBA-së, shkruan BBC.