75 Mall Live Search
19:46 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Reshitaj: 1000 testet e Serbisë ende nuk janë përdorur!

Kryetarja e komisionit të shëndetësisë, Albena Reshitaj pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se një mijë testet e ardhura nga Serbia ende nuk janë përdorur.

Reshitaj po ashtu shtoi që ky takim u informua se Kosova nuk ka pasur dhe nuk ka kapacitete që ti bëhen teste të gjithë të riatdhesuarëve; Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk monitoron situatën nē Veri, pra vetëm mirren të dhënat statistikore; Testimet nē Veri realizohen nga komunat veriore.

Ajo deklaroi se anëtarët e komisionit ende nuk kanë përgjigje se kujt i raportojnë ekipet mjekësore që veprojnë në aeroportin e Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

Postimi:

Me qëllim të informimit nga afër me të gjitha zhvillimet sa i përket situatës me Covid-19 si dhe menagjimit të saj , sot në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale patëm të ftuar Drejtorin e IKShK-së z.Naser Ramadanin, dhe Drejtorin e SHSKUK-së z.Basri Sejdiu.

Nga takimi morëm informata që: Një mijë testet e ardhura nga Serbia ende nuk janë përdorur; Kosova nuk ka pasur dhe nuk ka kapacitete që ti bëhen teste të gjithë të riatdhesuarëve; Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk monitoron situatën nē Veri, pra vetëm mirren të dhënat statistikore; Testimet nē Veri realizohen nga komunat veriore.

Nga drejtori Ramadani morëm informata që Instituti i IKSHK-së nuk ka pasë shumë përkrahje institucionale në të kaluarën, duke pas parasysh edhe mungesën e ligjeve të mirëfillta.

Sipas Institutit, bazuar në numrin e vogël të testimeve në vendin tonë, lëvizjet në grupe të mëdha pas masave të lehtësimit, tubimet në sheshe, janë të ndalueshme dhe tē rrezikshme!

Shqetësim i disa antarëve të komisionit ishte që ende nuk kemi përgjigje se kujt i raportojnë ekipet mjekësore që veprojnë në Aeroport!