Reshitaj, Daçiqit e Vulinit: Edhe fëmijët në bark ndihen krenarë që janë shqiptarë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, njëherit kryetare e Komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe në cilësinë e kryesueses së Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Albena Reshitaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, foli për gjuhen e urrejtjes të disa zyrtarëve serb ndaj Kosovës.
Ajo ka thënë se nuk janë befasuese deklaratat urrejtëse të zyrtarëve serbë, por që ata duhet ta dinë se edhe fëmijët në bark ndihen krenarë që janë shqiptarë.
“Të nderuar kolegë deputetë, e nderuara kryetare, kabinet qeveritar, qytetarë të Kosovës
Me lejoni t’i flase disa fjalë mbi gjuhën e urrejtjes, fjalorin dhe fyerjet e zyrtarëve të Serbisë ndaj Kosovës
Nuk janë as te quditshme e as befasuese dhe aq me pak as te rastësishme amplitudat ne periudhat e caktuara te agjendës politike shkatërruese serbe ne provokime ndaj Kosoves, e kësaj radhe edhe ndaj nje politikane te re, ndaj nje ministre te gjenerates se re, e cila nuk i takon as fizikisht të së kaluarës dhe këto tentim fyerje sepse nekve nuk na fyejnë asnjëherë këto ofendime të tilla, vetëm sa kanë shpërfaqur një të vërtet të hidhur ndaj asaj që kjo politikë degjeneruese serbe po ia lë trashëgim gjeneratave të reja në vend të tyre.
Më lejoni të ndaj me ju disa informata:
Vetëm përgjatë muajit të fundit, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, A.Vulin, në gjashtë komunikata zyrtare, i ka quajtur shqiptarët e Kosovës me termin ofendues “shiptari”. (edhe pse Gjykata e Lartë në Serbi në vitin 2017, ka gjetur se përdorimi i kësaj fjale është politikisht jo-korrekt dhe në gjuhën serbe ka konotacion fyes ndaj shqiptarëve), por për ne të jesh shqiptarë nuk është term fyes por është krenari. Dhe le ta dijnë të gjithë se edhe fëmijët në bark nënash ndihen krenar që janë shqiptarë.
Megjithatë, mediat e afërta me pushtetin në Serbi, si Kurir, Informer, etj, pothuajse çdo ditë e përdorin gjuhen e urrejtjes ndaj Kosovës.
Ndërkaq pushtetarët e tanishëm të Serbisë e përdorin fjalorin e njëjtë të ish-regjimit të Millosheviqit, p.sh. “separatistët shqiptar, terroristët, vrasësit, ….etj”. dhe në vazhdimësi i mohojnë krimet e kryera në Kosovë dhe poashtu i glorifikojnë ushtarakët dhe policët serb të përfshirë në krimet e luftës së viteve 1998-1999.
Po ua rikujtojë të gjithë atyre që kanë një mendësi kaq shkatërruese që Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak në vitin 2013. Dokumenti është nënshkruar nga ministri i atëhershëm serb i Mbrojtjes, Nebojsha Rodiq, dhe Sergei Shoigu, i cili është në pozitën e ministrit rus të Mbrojtjes qysh në vitin 2012. Nga ajo kohë Serbia e ka rriur vazhdimisht buxhetin për ushtrinë. Në vitin 2019 e ka blerë sistemin raketor Pancir S1 në kuadër të një marrëveshjeje tjetër të vitit 2019 me Rusinë.
Viteve të fundit sipas raportimeve në media ka blerë nga Rusia ka marrë 9 helikopterë luftarak dhe ka marrë si donacion gjashtë avionë MiG-29. Në vitin 2019, nga Rusia në Serbi kanë arritur edhe dhjetë nga 30 automjetet e blinduara luftarake “dhe më pas edhe 30 tanke T-72.
Ndërsa nga Kina ka blerë raketa të llojit FK-3dhe 6 drona luftarak me raketa të komanduara nga toka.
Katër avionë luftarak i ka marrë donacion edhe nga Bjellorusia.
Ndërkaq këto ditë Vuçiq, që proklamon se ka një politikë demokratike dhe se është me të vërtet i interesuar të krijojë pajtim me një shtet të cilit i është bërë kaq shumë dëm, ka paralajmëruar blerjen nga Turqia të mjeteve ajrore pa pilot, të llojit IHA dhe “Bayraktar”.
Më falni, kush është i interesuar ta përfundojë qështjen Kosovë-Serbi dhe krejt në fund dua të them që ne si gjenerata të reja në politikë nuk ndjehemi të ofenduar, aq më shumë si gra në politikë nga asnjë tentim fyerje e asnjë zyrtari apo politikani serb, qoftë nga e kaluara apo mendësi të njejtë të së kaluarës nga e tashmja. Por ne u themi të gjithë atyre ka kaluar koha kur keni arritur në situata të rëndësishme për Kosovës për popullin tonë të arrini të përqani edhe politikën tonë sepse ne tashmë, por jo vetëm ne, por të gjithë edhe fqinjët tanë i kanë kuptuar lojrat e juaja të ulta politike.
Ne do të mundohemi dhe do të jemi më të bashkuar se kurrë, sepse tashmë këto provokime nuk do të arrijnë të përqajnë shqiptarët, por këto provokime dhe kjo qasje vetëm sa do ti bashkojë më shumë shqiptarët ndaj një ideali të përbashkët, perspektivën euro-atlantike të Kosovës” ka thënë Reshitaj në seancë./Indeksonline/