Reshitaj fton organet e drejtësisë të zbardhin rrethanat për vdekjen e të riut nga Gjilani

Rasti tragjik i dy ditë më parë kur një i ri u vetëvra në Qendrën e Studentëve ka bërë që të adresohet kritika dhe akuza ndaj institucioneve. Mirëpo, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj thotë se është ende herët për të adresuar fajin tek ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas saj duhet pritur që fjalën e fundit të thonë organet e drejtësisë, pastaj të kërkohet përgjegjësi.
“Është herët të vëmë faje në institucione, pasi ne duhet të mësohemi njëherë e mirë të presim informatat, apo konkludimet përfundimtare nga organet e drejtësisë. Ata që janë të thirrur për t’u marrë me këtë çështje. E pastaj normalisht pas një raporti profesional që do të vjen nga prokuroria atëherë duhet të kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi”, u shpreh ajo.
Në lidhje me mbajtën e komisionit për shëndetësi gjatë ditës sotme, Reshitaj thotë se janë dakorduar për të parë nëse ka nevojë për formimin e një komisioni hetimor parlamentar.
“Fillimisht u dakorduam që me këtë rast të merren organet e drejtësisë, dhe më pas nëse ka nevojë të formohet një komision hetues parlamentar brenda kuvendit”, thotë ajo.
“Ka pas shumë kritika dhe shqetësime të anëtarëve të komisionit për keqmenaxhim dhe numër të vogël të testimeve në Kosovë. Gjithashtu u shpreh edhe një shqetësim në lidhje me falsë pozitivitetit, apo fals negativitetin e testeve”, thotë ajo.
Edhe anëtarët e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur pro formimit te një komisioni i cili do të hetonte rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani.