21:39 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Reshitaj iu bën thirrje institucioneve që të shtohet vegjilenca ndaj kujdesit për Covid19

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi dhe vegjilenca e qytetarëve, shkruan IndeksOnline.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të martin maskën, të mbajnë distancën edhe higjenën.

“Fillimi i procesit mësimor por edhe lejimi kohë më parë i veprimtarive tjera ekonomike, kulturore dhe shoqërore me masa lehtësuese duhet të na motivojë të gjithëve për të kontribuar edhe më shumë në ruajtjen dhe përmirësim e situatës me Covid 19 dhe assesi ndryshe”, tha ajo.

Postimi:

Fakti që ditëve të fundit ka filluar të rritet numri i të infektuarve me Covid 19 na detyron të rrisim përkushtimin institucional dhe qytetarë me qëllim që edhe më tutje të ruajmë situatën stabile, e cila u krijua në saje të një pune të përbashkët të të gjithë akterëve përgjegjës.

Nuk guxojmë t’i lejojmë komoditetin askujt që mundi dhe përkushtimi i punonjësve shëndetësorë por edhe i të tjerëve të marr rrjedhë tjetër.

Fillimi i procesit mësimor por edhe lejimi kohë më parë i veprimtarive tjera ekonomike, kulturore dhe shoqërore me masa lehtësuese duhet të na motivojë të gjithëve për të kontribuar edhe më shumë në ruajtjen dhe përmirësim e situatës me Covid 19 dhe assesi ndryshe.

Duke ditur që tashmë gradualisht po futemi në ditët kur temperaturat janë në rënie e sipër e si rrjedhojë situata epidemiologjike mund të përkeqësohet kërkon vigjilencë dhe disiplinë më të shtuar institucionale e shoqërore.

Si Kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ju bëjë thirrje institucioneve qendrore e lokale që të rrisin edhe më tej angazhimin dhe përkushtimin e tyre duke u bazuar në “Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisē Covid 19 në Territorin e Republikës së Kosovēs”.

Rritja e numrit të testimeve si dhe shtimi i masave kontrolluese rreth zbatimit të kritereve të parapara për parandalimin dhe përhapjen e infeksionit nuk ka kompromis.

Të dashur qytetarë, sot duke zbatuar masat mbrojtëse: maskën, distancën dhe higjienën ne mbrojmë veten, familjen dhe njëri tjetrin.

Së bashku mund të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit të të gjithëve, ndryshe institucionet e vendit do të detyrohen të marrin masa shtrënguese ndaj mos të lejojmë këtë.