75 Mall Live Search
14:36 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Reshitaj kërkon kompensim shtesë financiar për punëtorët shëndetësorë dhe në rast nevoje klinikat private të shfrytëzohen për nevoja shtetërore

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryetarja e Komisionit, Albena Reshitaj ka dalur me disa propozime në këtë dëgjim. Deputetja e AAK-së, ndër të tjera ka propozuar që në rast nevoje gjatë pandemisë, institucionet private të shfrytëzohen për nevoja shtetërore.

Poashtu, Reshitaj ka kërkuar kompensim shtesë financiar për profesionistët mjekësor, në veçanti për ata që kanë qenë që nga fillimi në vijën e parë të frontit me Covid 19.

E njëjta ka kërkuar kompensim shtesë financiar edhe për Policinë e Kosovës dhe për inspektorët që poashtu kanë qenë të angazhuar në luftën ndaj pandemisë.

Doktoresha e AAK-së ka kërkuar nga institucionet e vendit që të sigurojnë vaksina të nevojshme për të gjithë qytetarët në momentin që do do të jetë në treg vaksina ndaj Covid 19.

Naser Ramadani nga IKSHPK e ka përgëzuar nismën e Reshitajt që të ketë kompenzim financiar për profesionistët shëndetësor, kërkesë e cila është përkrahur edhe nga Blerim Syla i Sindikatës./Indeksonline/