15:39 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Reshitaj kërkon që të riaktivizohen Banjat në Kosovë

Kryetarja e Komisionit pēr Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj ka kërkuar rihapjen e Banjave në Kosovë.

Në mbledhjen e sotme të komisionit, Reshitaj ka ngritur tri çështje.

“Në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor të Komisionit pēr Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale u zotuam se do të jemi shumē aktiv dhe do të monitorojmë punën e institucioneve shtetërore e private me të vetmin qëllim që shërbimet mjekësore të jenë në nivel tē duhur për qytetarët dhe që personeli shëndetësor të trajtohen dhe respektohen ashtu siç e meritojnë.

Përveç planit të punës, në komisionin kërkova mbështetje mbi këto çështje që ngrita:

  1. Përkrahja e studentëve të mjekësisë me mjete të nevojshme për mbrojtjen e tyre gjatë zhvillimit të praktikës në kohën e Pandemisë.
  2. Zgjidhja e problemit dhe mundësia e riaktivizimit të Banjave tē Kosovës, pasi qytetarët e vendit kanë nevojë për trajtime dhe shërbime mjekësore në këto banja, por edhe rreth 1000 persona kanë mbetur të papunë në këto banja.
  3. Të realizohen vizita dhe të bëhet monitorimi i punēve në SHSKUK, spitalet e qendrave rajonale dhe në komunat e Kosovës mbi situatën e menaxhimit të Pandemisë Covid19″ shkruan Reshitaj në njoftim.