Reshitaj: Krenare që me votën time për presidenten sot po defaktorizohet Lista Serbe

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albena Reshitaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se është krenare pasi që me votën e saj për Osmanin si president sot po defaktorizohet Lista Serbe.
Sipas Reshitaj sot po e defaktorizojmë me vendosmëri Listën Serbe nga funksionimi i institucioneve të Republikës sonë.
Postimi i plotë:
Po e defaktorizojmë me vendosmëri Listën Serbe nga funksionimi i institucioneve të republikës sonë.
Jam krenare që jam nismëtare dhe pjesë e këtij ndryshimi të domosdoshëm për shtetin tonë.
Dardani të priftë e mbara ❤️/Indeksonline/