19:01 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Reshitaj: Ligji për pandeminë, i formuluar në bazë të kërkesave dhe nevojave për menaxhimin e mirë të Covid-19

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Ligjin mbi Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj thotë se ndihet e lumtur që ka dhënë kontributin në propozim dhe kompletim me amandamente në këtë Projektligj.

Reshitaj thotë se ky ligj tashmë është i plotësuar dhe i formuluar në bazë të kërkesave dhe nevojave në një menaxhim sa më të mirë të Pandemisë Covid-19 në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Më vjen mirë që të gjitha propozim-amandamentet e mia tashmë janë pjesë e inkorporuar e këtij ligji, ndër të tjerash duke theksuar nenin 21 , kërkesën time të kahnotëshme për përkrahje për të gjithë ata që janë ne vije e pare te frontit në betejën me COVID19.

Uroj shëndet për gjithë qytetarët e vendit, me shpresën që Pandemia të kalojë sa më shpejt dhe që ky ligj të ketë jetë të shkurtë”.