Reshitaj: Momenti i fundit që si institucione të reflektojmë në përkrahje dhe ndihmë të profesionistëve shëndetësor

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ka pritur sot në takim pune kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.
Me këtë rast, Reshitaj bashkë me të dhe bashkëpunëtorët e tjerë diskutuan lidhur me situatën në shëndetësi, gjendjen e punëtorëve shëndetësore, kushtet e punës si dhe sigurinë e të drejtat në punë, transmeton Indeksonline.
Reshitaj, si kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkëveprim për reflektim në përkrahje dhe ndihmë të profesionistëve shëndetësorë.
Postimi i plotë:
Sot, prita në takim pune kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës z.Blerim Syla, dhe dy zyrtaret e projektit “Dialogu Social për Drejtësi Sociale” znj.Nora Murataj dhe znj.Yllka Krasniqi.
Diskutuam mbi gjendjen në shëndetësi, gjendjen e puntorëve shëndetësor, kushtet e punës si dhe sigurinë e të drejtat në punë.
Është momenti i fundit që si institucione dhe vend të reflektojmë në përkrahje dhe ndihmë të profesionistëve shëndetësor. Nuk guxojmë të vazhdojmë të përballemi me pasojat që të kuptojmë sa e rëndësishme është veprimi me kohë, në eleminimin e shkaktarit të këtyre problemeve.
Si kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shpreha gadishmërinë për bashkëpunim dhe bashkëveprim, së bashku edhe me anagazhimin e antarëve të tjerë të komisionit.