13:15 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / B O

Reshitaj ndanë një urim të veçantë për nxënësit në ditën e parë të vitit shkollor

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Reshitaj ka ndarë një urim të veçantë duke publikuar kërkesën e një prindi në ditën e parë të shkollës për fëmiun e tij.

“Të dashur nxënës, mësimëdhënës e prindër,

Ndonëse me vonesë dhe në rrethana të vështira, më lejoni të ju uroj një vit të ri shkollor, një vit të mbarë e të sukseshëm e me shëndet të plotë për të gjithë.
Fatosave që me padurim presin të ulen për herë të parë në bankat shkollore me ndjesinë e veçantë që do ta kenë për gjithë jetën, ju uroj nga zemra një rrugëtim përplot suksese ne nxënijen e dijes.

Në këtë të ditë të paharruar për ta dua të ndaj me ju një urim dhe nevojë e kërkesë të një prindi për fëmijën e tij që për herë të parë e sjell në shkollë sot:

“Mësuese e Nderuar,

Djali im sot e fillon klasën e parë.
Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.
Lejojeni te ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejojeni të ketë durimin për të qenë trim. Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në Zotin” shkruan Reshitaj në Facebook.