Reshitaj nga Washingtoni thërret për bashkëpunim me ShBA-në

Deputetja Albena Reshitaj është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në Takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Atje, Reshitaj ka përcjellur mesazhin që gruaja, paqja dhe siguria janë shtyllë e rëndësishme në nivel kombëtar dhe global.
Ajo gjithashtu ka bërë thirrje edhe për vazhdim të bashkëpunimit me ShBA-në.
“Bashkëpunimi ynë me partnerët tanë ShBA dhe BE është garanci e rrugëtimit tonë drejt fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë” ka deklaruar Reshitaj.