23:32 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Reshitaj: Për Kosovën 24 orët e fundit ishin ditë zie, humbën jetën 16 qytetarë nga Covid-19!

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj tha se për Kosovën 24 orët e fundit ishin ditë zie, pasi me numër rekord humbën jetën 16 qytetarë të vendit nga përballja me virusin Covid19.

“Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Kosovës shprehi ngushëllimet për të gjithë familjarët dhe miqët që humbën të afërmit e tyre!

Të dashur qytetarë/e, ju bëjë lutje që të respektojmë masat e udhëzimet që ta mbrojmë veten, familjet dhe shoqërinë”, ka shkruar në Facebook./Indeksonline/