Reshitaj propozon krijimin e një rrjeti lobues për të përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në NATO

Deputetja e AAK-së Albena Reshitja gjatë një vizite të zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes ku është pritur nga ministri Anton Çuni, ka thënë se duhet të krijohet një rrjet lobues i përbërë nga ekspert të fushave profesionale e politike për të ndihmuar e përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO.
Ajo ka shtuar se Kosova duhet të shfrytëzoj të gjitha kapacitetet brenda dhe jashtë saj që sa më parë të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
Postimi i plotë i saj: