18:33 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Reshitaj pyet Kurtin se a ka nevojë Kosova ende apo jo me u mbrojt nga agresioni serb

Deputetja nga radhët e grupit parlamentar të AAK-së, Albena Reshitaj ka thënë se tarifa 100 për qind për produktet serbe e boshnjake, pasi që sipas saj Serbia në vazhdimësi nuk ka kryer detyrimet ndaj Kosovës, të dala nga dialogu i Brukselit.

Reshitaj tutje ka thënë se  gjatë gjithë kësaj kohe, Serbia ka qenë duke sulmuar Kosovën në të gjitha format, duke minuar shtetësinë e saj, gjë e cila ka detyruar qeverinë Haradinaj që në vitin 2018, të marrë vendimin për vendosjen e taksës 100 për qind.

” Janë shkelur prodhuesit tanë, është shkelur ekonomia me vendit, dhe të rinjtë tanë kanë lënë vendin. Serbia duke luajtur rolin e viktimës, ka bindur faktorin ndërkombëtar, që të bëjnë presion për heqjen e taksës”, ka thënë Reshitaj.

Ajo tutje i ka kujtuar Kurtit fjalët e thënë para se të bëhej kryeministër, i cili thoshte se tarifa nuk duhet të hiqet.

“Albin Kurti pati thënë se e përkrah qeverinë e Haradinaj për këtë taksë, se ajo nuk duhet të hiqet ajo duhet të mbahet, dhe besimin qytetarët për këtë e keni marrë. Kryeministrin e pyesim se a nuk ka tash më nevojë Kosova që të mbrohet agresioni serb”, ka thënë ajo./IndeksOnline.