Reshitaj tregon për nismën në hartimin e Projektligjit për Transplantimin e Organeve

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me nismë legjislative për hartimin e Projektligjit për Transplantimin e Organeve. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj.
Ajo ka thënë se Kosovës është i vetmi vend në rajon që nuk ka ligj për transplantimin e organeve dhe për këtë arsye e në kërkim të shërimit qytetarët tanë detyrohen të shpenzojnë miliona euro jashtë vendit.
“Kjo barrë përveç që rëndon ekonomikisht qytetarët një pjesë edhe i privon nga kjo mundësi për shkak të kostos së lartë që kërkohet për transplantim të organeve jashtë vendit. Bazuar në këtë sot si Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës kemi iniciuar nismën legjislative për Ligjin për Transplantimin e Organeve”, ka shkruar ajo.
Njoftimi i plotë: