14:28 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Reshitaj: VV-LDK, koalicion jo funksional

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, është shprehur skeptike për funksionimin e kaolacionit të mundshëm midis VV-së dhe LDK-së.

Reshitaj tha se është ofenduar vota e qytetarëve dhe se vetë ajo është e zhgënjyer me situatën në Kosovë.

Ajo theksoi se AAK-ja do të mbesë në opozitë.

“Jam shumë e zhgënjyer me këtë situatë në Kosovë, më shumë është ofenduar vota e qytetarëve të Kosovës. Kosovës më shumë se kurrë i duhet një koalicion praktik, unë dyshoj dhe AAK-ja dyshon se një koalicion i tillë do të jetë funksional, sepse nuk është i natyrshëm dhe Kosova është e vogël për të krijuar kaq shumë mjegull. Ne duhet t’i bashkojmë të gjitha forcat politike. Ne do të jemi pjesë e opozitës, ne do të jemi në opozitë”, tha ajo.