75 Mall Live Search
20:54 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Reshje të mëdha breshëri, dëmtohet rruga në Dabishevc të Prishtinës

Ditët e fundit në Prishtinë ka pasur reshje të shumta shiu e erëra të forta.

Kështu u shkaktuan edhe dëme nga më të ndryshmet, shkruan Indeksonline.

Në një video të siguruar në fshatin Dabishevc të Komunës së Prishtinës sot ka pasur edhe reshje breshëri.

Sipas banorëve është dëmtuar rruga e paasfaltuar, me ç’rast po i bllokohet edhe kalimi nëpër këtë rrugë.

Më poshtë pamjet./Indeksonline/